Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Mbi 7.500 policë në terren, strategjia me katër faza për mbarëvajtjen e procesit

Zgjedhjet/ Mbi 7.500 policë në terren, strategjia me katër faza
Foto ilustruese

Mbi 7.500 efektivë të policisë do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit. Kështu bëri me dije Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili. Ky i fundit tha për "News 24" se mbikqyrja nga policia do të bëhet në katër faza, e cila ka nisur me fushatën elektorale dhe do të përfundojë me dorëzimin e fletëve të votimit në KZAZ.

Ai bëri me dije se policia do të hartojë edhe një regjistër ku do të shënohet çdo vepër penale në fushën zgjedhore, i cili do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë. Vasili tha se tranimi i stafit ka nisur që në muajin dhjetor, ndërkohë që KQZ ka kërkuar që të mos përfshihen efektivët me më pak se 4 muaj eksperiencë.

Gjithashtu nuk do të angazhohen as forcat komando dhe efektivët e policisë kriminale, si edhe nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve deri në 150 metra pranë qendrave të votimit.

Të fundit