E-TJERA

Zgjedhjet në Himarë, policia dorëzon qendrat e votimit: Nuk pati asnjë problem

Zgjedhjet në Himarë, policia dorëzon qendrat e votimit: Nuk pati

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka dorëzuar objektet e përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme, në sajë të zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, që po zhvillohen sot. 

Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit thuhet se nuk kanë konstatuar asnjë problem.

“Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.

Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë”, njoftoi Policia.

Të fundit