Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet parlamentare 2021/ Kur do të votojnë nesër Meta, Rama dhe Basha

Zgjedhjet parlamentare 2021/ Kur do të votojnë nesër Meta, Rama

Nesër në orën 07:00 hapen qendrat e votimit ku mund të votojnë qytetarët shqiptarë për të përcaktuar kush do t`i drejtojë në katër vitet e ardhshme.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga 25 prilli, liderët politikë të vendit kanë zgjedhur oraret se kur do të votojnë.

Qyetari i parë që do të hedhë nesër votën në kuti do të jetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit ka vendosur që të votojë që në orën 07:00 të mëngjesit në qendrën e tij të votimit.

Më pas do të jetë Basha ai që do të votojë në orën 09:00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të votojë në orën 10:30 në qendrën e tij të votimit në Surrel.

Të fundit