Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Si bashkëpunon Policia e Shtetit me institucionet ndërkombëtare

Zgjedhjet/ Si bashkëpunon Policia e Shtetit me institucionet

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, në një dalje për median ka bërë të ditur masat që janë ndërmarrë nga Policia e Shtetit për sigurimin e zgjedhjeve me 25 Prill si dhe bashkëpunimin që ka dhe do të ketë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet.  

Dervishaj  bëri me dije se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë zgjedhjet, ka qenë permanent.

"Me Prezencën e OSCE në Shqipëri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, kemi zhvilluar trajnimet e punonjësve të policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës", u shpreh Dervishaj.

Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka mbështetur në procesin e trajnimeve, por edhe për financimin e 5.500 kopjeve të “Librit të Xhepit” dhe 50 kopje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë shpërndarë në të gjithë strukturat për punonjësit e policisë.

"Lidhur me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR është siguruar e organizuar puna në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, që të kenë akses, të koordinojnë dhe monitorojnë masat lidhur me procesin zgjedhor. Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ-në, si dhe jemi në plotësim të detyrimeve, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione.", tha ndër të tjera, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj.

 

 

Të fundit