Flash News

E-TJERA

“Ata që pëlqejnë Ronaldon, nuk kanë pse ta urrejnë Messi-n”

“Ata që pëlqejnë Ronaldon, nuk kanë pse ta

Cristiano Ronaldo thotë se ai dhe Lionel Messi "ndryshuan historinë e futbollit" dhe se rivaliteti i tyre tashmë ka ikur.

Të konsideruar gjerësisht si të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, ata shpesh u përballën me njëri-tjetrin në La Liga të Spanjës me Real Madridin dhe Barcelonën.

“Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, është lënë jashtë listës së ngushtë për herë të parë që nga viti 2003, ndërsa Messi mund ta fitojë atë për të tetën herë.

"Ai e bën rrugën e tij, unë e bëj timen. Ai ka bërë mirë, nga sa kam parë. Është për të vazhduar, trashëgimia vazhdon", shtoi Ronaldo.

Kur u pyet nëse urrejtja ishte një tipar i rivalitetit të tyre, ai tha: "Ata që pëlqejnë Cristiano Ronaldon nuk duhet ta urrejnë Messin. Unë nuk e shoh të tillë rivalitetin. Rivaliteti iku. Ishte mirë, e pëlqeu spektatori. Ne ndamë skenën për 15 vjet dhe përfunduam, nuk them miq, por jemi kolegë profesionistë dhe respektojmë njëri-tjetrin".

Të fundit