Flash News

E-TJERA

Zgjodhën Altin Dumanin, si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e ri të SPAK

Zgjodhën Altin Dumanin, si votuan anëtarët e KLP-së për

Altin Dumani u zgjodh sot kreu i ri i SPAK dhe do të pasojë Arben Krajën, i cili e drejtoi këtë organ për 3 vite.

Ai mori 5 vota, ndërsa procesi u ndoq nga afër edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.  Por,  si votuan anëtarët e KLP-së pse Dumanit, Edvin Kondilin dhe Adnan Xholin.

Për Altin Dumanin votuan: Bujar Sheshi, Zeqir Hoda, Ledina Riza, Eloida Goxhi dhe Arta Mandro.

Për Edvin Kondilin: Alfred Balla kryetari, Tartar Bazaj, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Për Adnan Xholi vetëm Sokol Stojani.

Dumani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta në Shqipëri.

Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.

 

 

Të fundit