Flash News

E-TJERA

Zhduket pa gjurmë e mitura në Lushnje

Zhduket pa gjurmë e mitura në Lushnje

Një vajzë e mitur, 15 vjeçe nga fshati Kolonjë e Lushnjës rezulton prej 6 ditësh e zhdukur dhe familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Sipas policisë ditën e djeshme, e ëma e të miturës ka bërë kallëzim në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e autoriteve për gjetjen e saj. Sipas të ëmës, 15-vjeçarja është larguar më 31 Gusht nga banesa dhe nuk  është kthyer më.

“Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe”, njoftoi policia.

Pas denoncimit kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçares, nëpërmjet kontakteve me shoqërinë e saj, të afërmit, telefonit apo rrjeteve sociale, me qëllim lokalizimin.

Policia nuk jep detaje për dinamikën, nëse mes nënës dhe të bijës ka pasur konflikt në familje apo është një largim me dëshirë.

Të fundit