Flash News

E-TJERA

Zhvasnin pacientët për t'i çuar te privati, Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut

Zhvasnin pacientët për t'i çuar te privati, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, të cilët zhvasnin pacientët e sëmurë me kancer për t'i çuar në spitale private dhe jo për t'iu ofruar shërbimet në spitalin e QSUNT.

Gjykata ka lënë në fuqi masën "arrest në shtëpi" për Edmond Gashin mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT.

Për Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT), Alketa Ymeri Pere (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) dhe Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) janë lënë në fuqi masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

Të fundit