Flash News

E-TJERA

Zjarri në ish-Uzinën Dinamo, Prefekti i Tiranës: Nuk flas për dyshime, ekspertët do japin vlerësimin ligjor

Zjarri në ish-Uzinën Dinamo, Prefekti i Tiranës: Nuk flas

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, ka folur për mediat lidhur me zjarrin e përmasave të mëdha që ka përfshirë një magazinë në zonën e ish-Uzinës Dinamo.

Ai bëri të ditur se në operacion janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore nga Tirana dhe se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ai shtoi se shkaqet e zjarrit do të përcaktohen nga ekspertët përkatës.

"Kemi një zjarr masiv te ish-uzina dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent.

Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë. Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme.

Po punojnë me kapacitet maksimal po vijnë dhe nga Elbasani, Vora dhe zjarrfikëset e ushtrisë. Do an ndihmojnë me furnizim me ujë.
Nuk flas për dyshime janë ekspertët që do japin vlerësimin ligjor. Nuk ka persona të dëmtuar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarr po vazhdon, po punohet për ta ndërprerë. Është zjarr masiv dhe kërkon kohën e vet", tha prefekti Qendro. 

Të fundit