Flash News

E-TJERA

“Zjarr se nesër duhet t’i vulos”, zbardhen bisedat, si i manipulonte tenderat Erion Isai?

“Zjarr se nesër duhet t’i vulos”, zbardhen bisedat, si i

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u mor i pandehur nga SPAK lidhur me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore.

Hetimi përfshin dy tendera, një të ujësjellësit dhe një për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Në dosjen hetimore të SPAK, janë zbuluar komunikime mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratores së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II.

Komunikimet mes tyrë të zhvilluara në aplikacionin ËhtasApp tregojnë falsifikimet dhe manipulimet që bëheshin me projektet dhe tenderat për të mundësuar përfitimë të paligjshme.

BISEDAT:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Sa më shpejt s plis…”

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:

“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ju vell…!”

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:

“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:

“330 Eshtë max.”

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Shqyr…?”

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ishte teeepeeeeee e larte”

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”

Të fundit