Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 184 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Nga 2014 e deri në fillim të këtij viti, vendi është përfshirë nga 943 vatra zjarresh, fenomen që po përkeqësohet nga rritja e ndjeshme e temperaturave.

Viti i shkuar që shënoi rekordin e të nxehtit ishte po ashtu edhe viti me numrin më të lartë të zjarreve dhe sipërfaqeve të djegura dekadën e fundit. 46 mijë hektarë pyje dhe kullota u shkrumbuan.

Flakët nuk ndalën vetëm në pyje e kullota; ato përparuan drejt banesave, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve nga veriu në jug të vendit.
Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës kanë bërë që zjarret të jenë më agresive- ndaj sipas tyre rekordi i zjarreve dekadën e fundit nuk është rastësi.
“Ndryshimet klimatike tani janë të prekshme për një brez, më parë ishin disa breza që të shihje dicka ndryshe në efektet e klimës”, thotë Lulëzim Shuka, profesor i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës.
“Temperaturat janë dukshëm më të rritura dhe mungesa e dëborës në zonat malore nuk mundëson lagështirën në thellësi të tokës. Sipërfaqja e tokës është në vlim”, argumenton më tej ai.
Për këtë arsye, e ardhmja nuk sjell zgjidhje, por përsëritje me flakë edhe më të mëdha.
“Situata këtë vit do jetë njëjtë, në mos më keq!”, paralajmëron inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.
“Më shumë zjarre e më shumë dëme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbështetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, veçse do bëjmë statistikat e dëmeve nga zjarret në pyje”, vijon më tej ai.
Edhe profesor Lulëzim Shuka ndan të njëjtin shqetësim. Pa ndërhyrje të menjëhershme, e ardhmja do të jetë edhe më e vështirë, nënvizon ai.
“Shqipëria duhet të përgatitet për zjarre edhe më të mëdha nga ndryshimet e klimës”, pohon Shuka.
Emergjencë fondesh dhe mjetesh
Verën e kaluar, Parku Kombëtar i Prespës u përfshi për ditë të tëra nga flakët, ndërsa ndërhyrja e autoriteteve u vonua. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarri doli jashtë kontrollit. Si rrallëherë, banorët e zonës u mobilizuan vetë, duke përdorur mushka dhe gomarë për të ndihmuar zjarrfikësit në Malin e Thatë.
“Prioritet duhet të jetë ngritja e një flote ajrore, për shkak të terrenit të vështirë, si dhe pajisja e bashkive me sipërfaqe të mëdha pyjore me mjete të reja zjarrfikëse,” thotë profesor Lulëzim Shuka.
Por, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve pavarësisht premtimeve për zgjerimin e flotës ajrore për emergjencat civile.
“Është në proces hartimi kërkesa për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë të lehtë me krah fiks. Këta avionë do të përdoren për ndërhyrje në raste fatkeqësish natyrore dhe për mbështetje agrokulturore,” shpjegon Ministria e Mbrojtjes për Faktoje.al, pas një kërkese për të drejtë informimi.
Sipas Ministrisë, afati i parashikuar për vënien në funksion të avionëve është fundi i vitit 2025 ose fillimi i vitit 2026.
Nga ana tjetër, përballja me zjarret nuk varet vetëm nga shtimi i flotës ajrore. Ekspertët thonë se emergjencat civile kërkojnë financim të qëndrueshëm dhe planifikim serioz, gjë që në Shqipëri mungon prej vitesh.
“Pararësisht se kemi pasur buxhet të lartë të planifikuar, niveli i realizimit ka qenë i ulët”, vëren Ilir Brasha, ekspert për ekonominë dhe financat.
Burimi: Ministria e Financave
Sipas tij, problematika më e madhe qëndron në faktin që nivelin më të ulët të realizimit e kanë pasur investimet.
“Kjo tregon që fondet e vëna në dispozicion nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk janë përdorur duke krijuar edhe problematika në lidhje me situatën në terren”, shton më tëj ai.
Për pasojë, shqetësimi nuk qëndron vetëm te mungesa e fondeve, por edhe te mënyra se si ato menaxhohen dhe përdoren në praktikë.
“Kjo vë në dyshim edhe faktin, se edhe nëse në të ardhmen do të ketë vlerë më të lartë parash të planifikuara për këtë program, përsëri realizimi dhe punët konkrete që do të realizohen do të jenë fare të vogla”, përfundon Brasha.
Më shumë zjarre por më pak ndëshkim
Në Shqipëri zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg. Por dekadën e fundit, zbatueshmëria e ligjit ndaj krimeve mjedisore i ka lënë vend pandëshkueshmërisë.

Bilanci i dekadës së fundit tregon se ashpërsimet e Kodit Penal për zjarrvënien e qëllimshme apo zjarrin nga pakujdesia nuk kanë dhënë rezultat. Dhjetëvjeçarin e e fundit janë regjistruar 253 procedime penale për shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor. Krimi ndaj mjedisit është rritur ndjeshëm, por ndëshkimi mungon. Nga qindra të proceduar, pas hekurave kanë përfunduar vetëm dy piromanë.
“Digjen e do t’i djegin për resorte turistike apo për të fshehur gjurmë të tjera krimesh mjedisore. Askush nuk do kapet e dënohet, sepse askush nuk dënon veten për një krim të bërë me gjakftohtësi. Ai që ka paranë, blen gjithçka, edhe dënuesin”, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.
Ndëshkimi rezulton minimal edhe për zjarret nga pakujdesia. Nga 85 të proceduar janë dënuar vetëm 8 individë.

Ndërsa toka vazhdon të digjet dhe pasojat e zjarreve bëhen gjithnjë e më të rënda, Shqipëria mbetet e zhveshur përballë një krize që kërkon reagim emergjent. Pa një strategji të qartë, financim të qëndrueshëm dhe ndëshkueshmëri reale për krimet mjedisore, bilanci i viteve në vijim rrezikon të matet me hektarë të tjera të djegura dhe humbje të pakthyeshme të natyrës./Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38