Flash News

E-TJERA

Zjarri masiv në Shkodër, sqaron policia: U shkaktua nga dy të mitur duke luajtur

Zjarri masiv në Shkodër, sqaron policia: U shkaktua nga dy të

Policia e Shkodrës ka zbardhur shkaktuan që shkaktoi dje zjarrin masiv në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër. 

Sipas policisë, dyshohet se dy të mitur, të cilët kanë qenë duke luajtur pranë tregut i kanë vendosur zjarrin tregut. Zjarrfikëset e qytetit të Shkodrës luftuan me flakët për disa orë rresht.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 

Të fundit