Flash News

E-TJERA

Zjarri në magazinë, flet xhaxhi i të riut që mbeti brenda: Hyri për të shpëtuar kolegët, nuk na japin informacion  

Zjarri në magazinë, flet xhaxhi i të riut që mbeti brenda:

Flet xhaxhai i 30-vjeçarit, të identifikuar si Arjan Sala, i cili mbeti brenda magazinës që u përfshi pasditen e sotme nga flakët te mbikalimi i Kamzës në Tiranë.

Në një reagim për mediat, ai thotë se nipi, shef i rojeve të sigurisë në magazinë, hyri për të shpëtuar koleget, ndërsa autoritetet nuk i japin asnjë informacion rreth tij.

Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazinë. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare.

Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ngelur brenda. Reagimi është i vdekur. Nuk na japin asnjë lloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rëndit. Këtu po lozin me ne. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda”, u shpreh xhaxhi i 30-vjeçarit.

 

Të fundit