Flash News

E-TJERA

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, policia e referon si aksidental në Prokurori, vijojnë hetimet

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, policia e referon si

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori si aksidental zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në Tiranë, duke shkrumbuar plotësisht 4 apartamente.

Grupi hetimor është në pritje të autorizimeve nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit.

Policia nuk ka marrë ende akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit me të cilin ishte veshur fasada jashtë pallatit, e cila u rrëzua plotësisht.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sali Butka” në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe shkak dyshohet se ka qenë mbinxehja e një kondicioneri.

Të fundit