Flash News

E-TJERA

Zjarri në pallatin pranë ish-Parkut të Autobusëve përfshin të gjithë katin e 6-të

Zjarri në pallatin pranë ish-Parkut të Autobusëve

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë një pallat 10-katësh pranë ish-Parkut të Autobusëve.

Ndonëse forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët prej më shumë se dy orësh, deri tani flakët po përpijnë disa kate të pallatit.

Aktualisht, situata më problematike është në katin e 6-të pasi ka disa vatra aktive zjarri. Të prekura janë tarraca, kati i 7-të dhe i 8-të.

Zjarri në pallatin pranë ish-Parkut të Autobusëve

Herë pas herë bien në tokë pjesë fasadash të shkrumbuara të pallatit, i cili sipas banorëve është ndërtuar vitet e fundit.

Flakët janë përhapur fillimisht në pjesën e sipërme të pallatit, duke bërë që gjithë ndërtesa të pushtohet nga tymi.

Të pranishme ka një prani të shumta zjarrfikësish, ndërsa deri tani raportohet vetëm për një zjarrfikës të asfiksuar i cili është transportuar me ambulancë.  

Deri tani ka patur vështirësi për të vënë zjarrin nën kontroll. 

 

 

 

 

 

Të fundit