Flash News

E-TJERA

Zjarri në Peshtan të Fierit, digjen 3 banesa

Zjarri në Peshtan të Fierit, digjen 3 banesa

Zjarri në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë sërish jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps.

Për pasojë tre shtëpi po digjen, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë. 

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Për shkak te përhapjes se shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Roskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri.

Mësohet se 2 banesa të pabanuara janë djegur, ndërsa nga flakët është përfshirë nga flakët edhe një dhomë që përdorej si kuzhinë.

 

 

Të fundit