Flash News

E-TJERA

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, shefi i zjarrfikëses: S’kishim kapacitete të ndërhynim në kohë

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, shefi i zjarrfikëses:

Kati i katërt dhe i pestë i kompleksit të pallateve në Lushnje ku ndodhej qendra tregtare, janë shkrumbuar plotësisht pas zjarrit të një dite më parë.

Xhezmi Metushi, shefi i zjarrfikëses në Lushnje, ka folur për zjarrin që asfiksoi 42 persona duke thënë se iu mungonin kapacitetet për të ndërhyrë në kohë.

“Nuk patëm kapacitete për të ndërhyrë në kohë. 10 apartamente banimi dje në rrezik të madh, dhe 4 zjarrfikës u plagosën”, ka thënë ai.

Zjarri nisi rreth orës 14:40, në qendrën tregtare që ndodhet mes dy godinave me apartamente banimi. Flakët përfshinë fillimisht katin e dytë dhe të tretë.

Është e paqartë se çfarë i shkaktoi flakët të cilat përparuan me shpejtësi nëpërmjet hapësirave të ajrimit.

Të fundit