Flash News

E-TJERA

Zjarri në QSUT, reagon Ministria e Shëndetësisë: Tymi u raportua në katin -1 të godinës

Zjarri në QSUT, reagon Ministria e Shëndetësisë: Tymi u

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje nga zjarri në urgjencën e QSUT-së.

Në një reagim, ministria deklaron se zjarri ka rënë në katin -1 të godinës së QSUT. Shkaqet e tij nuk dihen ende. Pacientët janë evakuuar me autoambulanca drejt Sanatoriumit.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses zjarri është vënë nën kontroll.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, sqaron Ministria.

Të fundit