Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin gjatë natës malin e Shpiragut, digjen rreth 40 ha me shkurre e ferra

Zjarri përfshin gjatë natës malin e Shpiragut, digjen rreth 40 ha

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në malin e Shpiragut. Flakët u favorizuan edhe për shkak të erës duke e bërë të vështirë neutralizimin.

Forcat zjarrëfikëse kanë punuar gjithë natën me pompa uji dh emjete rrethanore, pasi mungesa e rrugë si ka penguar të pajisen me mjete më të sofistikuara.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.

Zjarri u shua mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Të fundit