Flash News

E-TJERA

Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, shoqërohet në polici administratori

Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, shoqërohet në polici

Shoqërohet në polici administratori i pallatit që u përfshi mesditën e sotme nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Mësohet se ai është marrë në pyetje nga hetuesit, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%.  

Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe banorët e katit të fundit të pallatit, pikërisht atje ku nisi zjarri.

Fikja e flakëve nga zjarrfikësit u vështirësua për shkak të polisterolit në fasadën e godinës.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.  

 

 

 

 

Të fundit