Flash News

E-TJERA

Zjarri te Sarajet, aktivisti ngre alarmin: Është djegur qëllimisht, godina e projektuar për kulla

Zjarri te Sarajet, aktivisti ngre alarmin: Është djegur

Aktivisti Ervin Goci ka ngritur alarmin se zjarri që ka përfshirë mbrëmë vonë godinën e Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës ka qenë i qëllimshëm.

Në një video –selfie në rrjetet sociale përballë godinës së Sarajeve, Goci thotë se në këtë zonë është projektuar të ndërtohen kulla, ndonëse godina është monument kulture e kategorisë së parë.

Godina është e braktisur i mbrëmë. Nuk shoh askënd dhe atë që e qanin mbrëmë nga Facebook.

është skenë krimi, është vlerë e dëmtuar, është djegur qëllimisht. Godina në fjalë është e projektuar për kulla, ka interesa të pronarëve, veç njërit i cili e ka ruajtur me thonj. Të tjerët janë të interesuar të bëhen kulla me presione dhe ndërhyrje.

Di që nga PD ka njerëz të interesuar për të hedhur në tokë këtë godinë. E kemi denoncuar dhe nuk ka patur reagim.

Unë i bëj thirrje urgjent Ministrisë së Kulturës, Policisë, Prokurorisë që të hetojnë cfarë ka ndodhur. Nuk mund të lihet një godinë më e rëndësishmja për nga historia e braktisur si mbrëmë me argumentin se gjoja e kanë pronarët, kur ajo është pasuri publike, monument i kategorisë së parë.

Shteti ka përgjegjësi për cdo godinë që ka status”, shprehet Goci.

Të fundit