Flash News

E-TJERA

Zjarri tek “Metropol” në Lushnje, disa nga tregtarët lejohen të hyjnë në qendrën tregtare

Zjarri tek “Metropol” në Lushnje, disa nga tregtarët

Tregtarët që kanë pasur bizneset në katin nëntokësor të qendrës tregtare “Metropol” në Lushnjë sot janë lejuar të hyjnë e të konstatojnë dëmet.

Pasi kanë marrë konfirmim nga specialistët se nuk ka rrezik për të hyrë,sot forcat e policisë i kanë lejuar me radhë tregtarët të shkojnë në bizneset e tyre.

 Disa janë dëmtuar e disa jo nga zjarri e uji i zjarrfikësve.

Deputetja Lindita Buxheli u shpreh se ka negociuar për të mundësuar hyrjen e tregtarëve. Më herët këtë mengjes janë parë ekspertë të cilët janë përqendruar në katet e sipërme ku ka pasur më shumë dëme.

Mbetet për t'u pare sesi do të veprohet më tej me këtë godinë që u përfshi nga zjarri  në fillim të javës.

Të fundit