Flash News

E-TJERA

'Zoti i drogës'/ Mbërrin në Itali, Alket Hatija

'Zoti i drogës'/ Mbërrin në Itali, Alket Hatija

Shqiptari Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023 ka mbërritur këtë të premte në Itali.

Ai është ekstraduar nga Shqipëria në Itali e do t'i nënshtrohet dënimit me 20 vite burg marrë nga drejtësia italiane më 2017.

Një vendim i shkallës së parë të Gjykatës së Durrësit pengoi më 2017 ekstradimin e tij në Itali me motivin se për të njëjta akuza e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

Më pas më 2021 Gjykata e Apelit në Shqipëri hodhi poshtë këtë vendim e autorizoi ekstradimin e tij drejt Italisë.

Por prej shtatorit 2021 Alket Hatija humbi gjurmët, u shpall në kërkim e derisa u arrestua nga Policia shqiptare.

Tashmë ai është ekstraduar në Itali e do vuaj dënimin me 20 vite burg.

Të fundit