Flash News

E-TJERA

Zv.kryeministri i RMV denoncon: Mediat proqeveritare në Shqipëri më sulmuan pas deklaratave për Metën

Zv.kryeministri i RMV denoncon: Mediat proqeveritare në Shqipëri

Zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski deklaroi para disa javësh gjatë seancën plenare në Kuvendin e RMV, se ish-Presidenti Ilir Meta po mbahet në qeli pa prova.

“Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet”, tha ai.

Por, fill pas kësaj deklarate Nikolovski ka denoncuar sulmet e mediave pro-qeveritare në Shqipëri. Sipas tij, mediat kanë shkruar artikuj kundër tij, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje Ilir Metës.

“Gjëja e parë që dua të them është se pas përgjigjes së pyetjes së fundit parlamentare kur fola për rastin e Ilir Metës, çuditshëm të gjitha mediat pro-qeveritare në Republikën e Shqipërisë, shkruan rreshta me të njëjtat teza kundër meje, të cilat sapo i thatë. Pra, çuditërisht, keni të njëjtin mendim si mediat pro-qeveritare në Shqipëri”, deklaroi Aleksandar Nikoloski.

Të fundit