Flash News

E-TJERA

Zyra iu përfshi nga flakët, flet noteri: S’kam konflikte me askënd, u njoftova në mëngjes

Zyra iu përfshi nga flakët, flet noteri: S’kam konflikte me

Një zyrë noterie në Lezhë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Si shkak i zjarrit janë djegur dokumente dhe raporte me vlerë.

Noteri i zyrës noteriale, Vasil Martini, në një prononcim për mediet është shprehur se nuk ka ndonjë ide se si është shkaktuar zjarri, ndërsa ka mohuar të ketë konflikte me ndokënd.

Martini ka thënë se për zjarrin në zyrë është njoftuar në mëngjes, ndërsa theksoi se të gjitha materialet që ndodheshin aty janë të ruajtur dhe mund të rikuperohen në masë 100%.

“Jam njoftuar në orën 4:00 të mëngjesit se kishte zjarr në zyrën time. Kam ardhur me vrap, kam njoftuar zjarrfikëset dhe kam ndërhyrë për të shuar zjarrin. Si rezultat i flakëve, zyra ka pësuar disa dëme shumë të mëdha. Dua të komunikoj përmes jush me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë klientët e mi, që kanë marrë shërbim në zyrën time se i gjithë dokumentacioni është i ruajtur, i siguruar dhe i rikuperueshëm në masën 100%. Zyra është e formatuar sipas ligjit për noterinë. Është shpejt për të folur për shkakun e zjarrit është detyrë e organeve kompetente. Unë kam për detyrë të garantoj qytetarët se cdo akt në zyrën time është i sigurtë dhe do rikuperohet sapo zyra të jetë funksionale”, tha Martini.

Të fundit