Flash News

E-TJERA

Zyrtari i FSHF-së kërkon dorëheqjen e kreut të PD-së: I dashur Lulzim, ti nuk arrite të mbroje votën time  

 Zyrtari i FSHF-së kërkon dorëheqjen e kreut të PD-së: I

Zyrtari i FSHF-së, Andi Verçani i cili mbulon Marrëdhëniet me Publikun, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës teksa i thotë që ai nuk arriti të mbrojë dot votën e tij.

Verçani po ashtu ka dhe një listë me propozime për kryetar të PD-së, si Agron Shehajn, Jorida Tabakun, Oriela Nebijajn.

Postimi i plotë:

I dashur Lulzim,

Si votues i Partise Demokratike qe nga viti 2005, po te shkruaj disa rreshta, per te ndare emocionet e mija pas humbjes tende, jo te Partise Demokratike.

Ti udhehoqe opoziten ne keto 8 vite, dhe sot duhet te largohesh nga drejtimi i PD-s, sepse nuk arrite te mbroje voten time. Nuk arrite te ndertoje nje sistem ruajtje vote qe te mos ndodhte kjo masaker qe ndodhi. Faji eshte vetem i joti, jo i atyre qe kane blere vota. Ata, kushdo qofshin, mund te kete edhe brenda opozites, e kane bere prej kohesh kete gje. Ti duhet ti ndaloje dhe duhet te siguroje voten e cdo votuesi te opozites por edhe cdo votuesi te pozites qe mund te trafikohej ke emra te tjere. Mekanizmin duhet ta gjeje ti, une kam vetem nje vote ne dore.

Lista e Tiranes ka emra te mrekullueshem si

Agron Shehaj Jorida Tabaku Oriela Nebijaj Dashamir Shehi Anduena Qefalia Alfred Rushaj Orjola Pampuri

Ervin Salianji qe mund te udheqin Partine Demokratike ne procesin e rithemelimit, pa harruar qindra e qindra personalitete si Tomor Alizoti Helidon Bushati kudo ne cdo cep te Shqiperise. Diaspora gjithashtu ka njerez qe i duhen ketij vendi, ketu dhe tani, per te rikthyer shpresen dhe per te ndalur eksodin e fundit masiv.

Ndiq shembullin e liderit historik te Partise Demokratike, qe vendosi nje standart jetik per kete vend dhe per ate parti.

Zyrtari i FSHF-së kërkon dorëheqjen e kreut të PD-së: I

Të fundit