Flash News

E-TJERA

Zyrtari lartë gjerman flet pas takimit me Berishën: Sistemi gjyqësor duhet të jetë transparent

Zyrtari lartë gjerman flet pas takimit me Berishën: Sistemi

Peter Beyer, zyrtari i lartë gjerman, ka folur për mediat pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha, në selinë blu.

Beyer ka deklaruar për mediat se mbështet parimet e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi nevojë për një të ardhme me perspektivë për shqiptarët. Beyer tha se Shqipëria ka nevojë për një sistem gjyqësor transparent.

“Në diskutimet tona kemi trajtuar disa nga sfidat që ekzistojnë. Si qeveri gjermane, edhe pse unë personalisht nuk jam pjesë e qeverisë, por i përkas partisë së kancelarit, ne gjithashtu i përkasim familjes politike të Partisë Popullore Europiane (EPP). Kjo do të thotë se kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi.

Unë përgëzoj Partinë Demokratike të Shqipërisë që qëndron fort për vlerat dhe parimet themelore, si dhe për kriteret e Kopenhagës. Këto kritere nuk janë shpikur për të detyruar apo për të ushtruar presion mbi askënd, por për të qenë shumë produktive dhe shumë të dobishme për shoqërinë dhe për qytetarët e Shqipërisë. Këto ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit që patëm. Një Parti Demokratike e fortë dhe një opozitë e fortë janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë në këtë vend.

Kjo, sigurisht, lidhet edhe me nevojën për një qasje shumë të qartë, transparente dhe të hapur sa i përket sistemit të drejtësisë në këtë vend. Për këtë kemi folur dhe kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për përmirësimin dhe për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Kemi një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie dhe punojmë së bashku drejt integrimit europian”, deklaroi Beyer për mediat.

Të fundit