Flash News

E-TJERA

Zyrtarizohet vendimi/ Meta firmos dekretin, më 6 mars mbahen zgjedhjet lokale të pjesshme

Zyrtarizohet vendimi/ Meta firmos dekretin, më 6 mars mbahen zgjedhjet

Zyrtarizohet vendimi i presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Pak para mesnatës ai u shpreh në një emision televiziv se dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në bashkitë pa kryetar.

Tashmë ai ka nxjerrë dekretin e firmosur, i cili parashikon që qytetarët e Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës do t’i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur drejtuesin e ri.

Kreu i Shtetit shruan në rrjetet sociale: Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Procedurat për zgjedhjet e pjesshme lokale nisën pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese legjitimoi 30 qershorin. Edhe pse Meta u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin e dhënë, ai nisi hapat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të pjesshme.

Zyrtarizohet vendimi/ Meta firmos dekretin, më 6 mars mbahen zgjedhjet

Zyrtarizohet vendimi/ Meta firmos dekretin, më 6 mars mbahen zgjedhjet

 

 

Të fundit