Flash News

KRYESORE

Edhe Kujtim Gjuzi kundër Ilir Metës, i kërkon të japë llogari për floririn

Edhe Kujtim Gjuzi kundër Ilir Metës, i kërkon të japë

Për deputetin e opozitës parlamentare, i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi, Ilir Meta nuk ka asnjë shans të shpërndajë parlamentin.

Ai ka premtuar se do të votojë pro shkarkimit të presidentit. "Vota ime është shkarkimi i Ilir Metës nëse ai nuk jep dorëheqjen. Dorëheqja e tij jep mundësi që ai të drejtojë vetë atë parti që e ka krijuar vetë", tha Gjuzi.

Por deputeti nuk ka lënë pa përmenduar edhe një akuzë ndaj Presidentit. Gjuzi thotë se sa më parë Meta do të duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës

"Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në presidencë”, tha ndër të tjera deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit