Flash News

KRYESORE

Edi Rama në konferencë me Angela Merkel; kancelarja i vendos afat për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel kanë dalë në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar pasditen e sotme, megjithatë, deklaratat e tyre nuk janë transmetuar ende të plota në media.

Gjithsesi, Politiko.al ka arritur të sigurojë një pjesë të shkurtër të deklaratës së kancelares së Gjermanisë, e cila është shprehur se për hapjen e negociatave me Shqipërinë “do të formoj një mendim përfundimtar deri në samitin vendimtar të BE-së që do të zhvillohet në muajin qershor”.

Merkel nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse do të mbështesë hapjen e negociatave, por ka lënë të kuptohet se pret rezultate konkrete deri në muajin qershor, ndërkohë që deputeti i saj, Gunther Krichbaum, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështjet Evropiane, ka deklaruar se Berlini do të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë vetëm kur vendi ynë të ketë bërë përmirësime thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka kërkuar në Berlin "që të mos humbet më shumë kohë për hapjen e negociatave" me Shqipërinë.

Zëdhënësi i Merkel zbardh porosinë e kancelares për Ramën: Mundem vetëm t’ju inkurajojë...

Të fundit