Flash News

KRYESORE

Edita Tahirit s’i del inati me Thaçin, Vuçiç, Ramën dhe Mogherini-n: Udhëheqës shkurtpamës

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri duket se nuk i del inati me qëndrimet e liderëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë në Samitin e Berlinit.

Ajo insiston sërish teksa thekson se Samiti i Berlinit i dha fund ideve të rrezikshme të ndryshimit te kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe i cilëson të dështuar Thaçin, Vuçiç, Ramën dhe Mogherini-n.

“Samiti i Berlinit i dha fund ideve të rrezikshme të ndryshimit te kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit shkurtpamës si Thaçi, Vuçiç, Rama dhe Mogherini dështuan. Parimet euroatlantike mbizotëruan për Kosovën dhe shtetet e tjera për t'u integruar në komunitetin euroatlantik”, shkruan Tahiri sot në profilin e saj në facebook.

Ndërkohë, dy ditë më parë, Tahiri shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin modelin gjermano- francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Samiti ka një rëndësi historike sepse merr procesin e dialogut, i cili ishte duke shkuar keq, ishte duke shkuar në drejtim të ndryshimit të kufijve. Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre. Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese. Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Unë kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë. Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht”, u shpreh Tahiri.

Edita Tahiri tha se është në kontakt me autoritetet gjermane dhe, sipas saj, Merkel është e nervozuar për faktin se ka ende liderë që provojnë prekjen e kufijve.

Të fundit