Flash News

KRYESORE

EKSKLUZIVE/ 'Fake News' kalimi në Klan, Turjan Hyska ‘kapet’ me Aleksandër Frangajn

Turjan Hyska lajmëroi ditë më parë në rrjetet sociale mbylljen e programit të tij “Oktapod”.

Në media qarkulloi lajmi se Turi do të moderojë një program tjetër që do të nisë në Klan Plus, por ai e mohoi duke e quajtur “Fake News”.

Politiko.al publikon foto nga jashtë ambienteve të TVKlan, ku moderatori shihet teksa bisedon me pronarin e Klan, Aleksandër Frangajn. Po ashtu, Politiko.al mëson se Turjan Hyska do të nisë shumë shpejt një program të tij në Klan Plus, por ende nuk dihen detaje rreth formatit.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse do reagojë Turi pas këtyre fotove. / Politiko.al/

 

Të fundit