Flash News

KRYESORE

Eksperti i PD sqaron planin e Bashës për rimëkëmbjen: Vlera e paketës sonë është 6.6 % e buxhetit të shtetit, Rama ‘tarator pa kripë’

Eksperti i PD sqaron planin e Bashës për rimëkëmbjen: Vlera

Eksperti i ekonomisë së PD, Dorjan Teliti deklaron se vlera e paketës së propozuar nga kreu i PD, Lulzim Basha për rimëkëmbje me 5 hapa, për daljen nga situata e pandemisë, është 312 mln euro, ose ndryshe e përkthyer në 6.6 % e buxhetit të shtetit.

Duke folur në ‘Real Story’, Teliti tha se propozimi i PD kërkon që t’u vijë në ndihmë disa kategorive si personat që humbën punën gjatë pandemisë, pensionistëve, rritjen e numrit të testimeve në 2500 nga 800 që është aktualisht, testimin e mësuesve etj.

“Propozimet e Bashës që nga nisja e pandemisë me pesë pikat kanë qenë realiste. Loja e kryeministrit me fjalët nuk është diçka që se kemi parë, si tarator pa kripë.

Pasi rri në heshtje del e thotë se kam ide brilante dhe merr propozimet e opozitës siç është paga minimale.

Kemi 5 vite që propozojmë rritje të kufirit të TVSH. Ky e ironizonte përpara. Ky kryeministër ka hyrë në vitin e 8 të qeverisjes dhe qytetarët e dinë se batuta nuk hahet.

Vlera e paketës tonë është 312 mln euro. Po kërkojmë 2500 teste në ditë, nga 800 që bëhen në ditë. Ka raporte zyrtare të huaja që thonë se përqindja e testimeve do jetë nga 5 në 10%.  Kemi kërkuar teste për mësuesit, që shkollat të kenë furnizim me ujë, qeveria ka 7 muaj që ka nisur dhe kishte mundësi të merrte masat që kur të rihapeshin shkollat të kishin ujë. Ka edhe mjete alternative me bote. Të mos na thojë laj duart e veshët, por të na japë ujë.

Ata që humbën vendin e punës gjatë pandemisë të japim ndihmë financiare. Flasim per persona që kishin paga deri në 300 mijë lekë dhe s’kishin mundësi që të kursejnë. Vlera është 2.4 % e produkt të brendshëm GDP. Është e kushtueshme, por për buxhetin e shtetit është vetëm 6.6 %”, tha eksperti i PD.

Të fundit