Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, policia vë në dispozicion 2 milion lekë shpërblim për çdo informacion mbi ngjarjen

Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, përmes një njoftimi për mediat lajmëron se vendos si shpërblim 2 milion lekë për çdo informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Mirditë.

Kjo drejtori sqaron se kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Ndërkohë, mësohet se deri tani policia ka shoqëruar disa persona që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen e rëndë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen aty pranë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit”, deklaron policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vrasja e Kastriot Reçit, AMA: Nuk rezulton pronar, televizionit “M+” i është hequr licenca

Të fundit