Flash News

KRYESORE

Emërimet në Kushtetuese, Meta publikon letër-këmbimet mes Dvoranit dhe Kuvendit: Si u shtrembëruan faktet

Presidenti Ilir Meta doli sot në konferencë shtypi ku publikoi fakte të reja për të kallëzuar kreun e KED, Ardian Dvorani.

Meta publikoi edhe disa letër-këmbime mes Dvoranit dhe Kuvendit për emërimet e vakancave për Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të shkuar, një çështje që hapi debat të ashpër mes presidentit dhe Kuvendit, e mazhorancës.

“Jam këtu para jush, për t`ju treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, kur: Kryetari i Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 3973, datë 8 Nëntor 2019, i drejtohet Kryetarit të KED, duke i kërkuar informacion mbi ecurinë e procesit të emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese; dhe kur I kallëzuari Ardian Dvorani, që lihet ende i lirë të ushtrojë funksion publik, brenda ditës i përgjigjet kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 716/1, datë 8 Nëntor 2019, duke:

Keqinformuar dhe fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur dhe të administruar shkresërisht të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas vakancës së shpallur; dhe në cilësinë e tij personale, pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pa patur kompetencën ligjore të përgjigjet për çështje të tilla dhe aq më pak të kryejë interpretime të ligjeve dhe të Kushtetutës, konstaton si të jetë vetë organi i emërtesës, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Nëpërmjet këtij komunikimi shkresor, i kallëzuari Ardian Dvorani, pa asnjë kompetencë të shprehur në Kushtetutë apo ligj, dhe duke mashtruar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën me qëllim që në bashkëpunim me Kuvendin, t`i rrëmbenin Presidentit të Republikës kompetencën për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Mund t’i kenë bërë edhe në një zyrë këto”, thotë Meta.

Betimi i gjyqtarëve, Meta paralajmëron Kuvendin: Do shkoj vetë në Venecia, do paraqes fakte më të rënda

Fakte të reja për të kallëzuar Dvoranin, Meta: Vendin e fundit në Kushtetuese e ruan për vete

Dokumentet: 

Të fundit