Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit, arritje historike, Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së

Kreu i PD Sali Berisha ka përshëndetur rrethimin e Kryeministrisë nga protestuesit, pasditen e së shtunës.

Nga deklarata për mediat në selinë blu, Berisha tha se është një arritje historie për shqiptarët dhe kombin, duke cilësuar se tashmë kryeministri është i pashpresë.

“Jam këtu për të përshëndetur përzemërsisht dhe me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, që udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë.

Uikendi që kaloi, kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si yikendi i diasporës, i atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra e mijëra kilometra, nga toka, deti dhe ajri dhe u bashkuan me bashkëatdhetarët e tyre për largimin e regjimit autoritar më të egër që Shqipëria ka njohur pas diktaturës totalitare të Enver Hoxhës.

Ky akt madhështor ka mbushur me besim dhe shpresë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe të kombit shqiptar. Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Latest news