Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në Dibër, Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut Blendi Klosi

Incidenti në Dibër, Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit rë ndodhur në Dibër, mes Xhelal Mziut dhe zyrtarit socialist Kalosh Murra.

Nga konferenca me gazetarët, Berisha tha se ishte një provokim i ulët nga Blendi Klosi dhe militantët e tij fanatikë. Kryedemokrati u shpreh se e gjitha nuk ishte asgjë më shumë se kurth i një bixhozxhiu si Blendi Klosi.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.

Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.

Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, deklaroi Berisha.

 

Latest news