Flash News

E-TJERA

Karamuco: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix

Karamuco: Rasti i Ervis Martinajt mund të zbardhet përmes Matrix

Përdorimi i aplikacionit Matrix, i përdorur gjerësisht nga grupet kriminale ndërkombëtare, ka zbuluar se gjuha shqipe është një prej gjuhëve të përdorura nga bandat kriminale.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, theksoi se aplikacioni Matrix ka luajtur një rol të rëndësishëm në shumë vrasje të bujshme në Shqipëri, përfshirë rastin e Ervis Martinajt.

Sipas Karamucit, hetimi i komunikimeve të përdorura në Matrix mund të ndihmojë në zbardhjen e këtyre rasteve, duke i referuar përdorimin e tij për planifikimin e vrasjeve dhe veprimeve kriminale konkrete.

Ai theksoi gjithashtu se pas vitit 2021, do të hapet një “kuti pandore” me një sërë ngjarjesh kriminale të lidhura me pastrim parash, vrasje dhe rrëmbime, ku Matrix mund të ofrojë informacion kyç.

Latest news