Flash News

E-TJERA

Meta kujton ditëlindjen e Nishanit: Boshllëk i madh, do të donim që këtë 56-vjetor ta festonim së bashku

Meta kujton ditëlindjen e Nishanit: Boshllëk i madh, do të donim

Ilir Meta ka kujtuar ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishanin, i cili do të festonte sot 56-vjetorin. Ai humbi jetën në maj të këtij viti në një spital në Gjermani, ku po merrte trajtim mjekësor.

Meta thotë se mungesa e Nishanin ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Ai shton se Nishani do të kujtohet gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat sipas Metës, ai i shfaqi në çdo detyrë dhe angazhim politik.

“Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani.

Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët.

Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë, vlera të cilat ai i shfaqi çdo ditë në detyrën e Kryetarit të Shtetit, por edhe në çdo detyrë tjetër dhe angazhim politik”, shkruan Meta.

Latest news