Flash News

E-TJERA

The fall of the Euro puts businesses in conflict for markets

The fall of the Euro puts businesses in conflict for markets

The steady decline of the Euro in exchange with the Lek in recent years has increased the conflict in the markets like never before.

The links of the value chain, instead of cooperating to increase profits from production, collection, distribution, export and retail markets, this year are involved in a fierce conflict that risks leading to irreversible reduction of domestic production and damage mostly those who extract the raw material for the processing sector.

The drop in demand and prices in international markets and, on the other hand, the lack of subsidies for the production sector and especially in agriculture, is breaking the chain of value links. Since the beginning of 2021 until now, the value of the Euro has fallen from about 124 ALL to 100.3 ALL.

The devaluation of the Euro against the Lek, together with the reduction of export prices in international markets, have reduced the profits of exporters. Because of this situation, exporters are offering lower prices to producers, who, in the absence of subsidies, have no opportunity to sell the raw material at the new prices, as they risk bankruptcy.

Exporters claim that they have never experienced a conflict situation with producers like this year before.

To avoid costs, many of the exporters have started to source raw materials from imports. This trend is reflected in foreign trade where in the first 5 months, imports in quantity increased by 15.5%, this was the highest level in the last 6 years, official data show.

The fight between the links of the industry

The INCA company, a few years ago, invested in a collection network of cattle entrails, which were used as raw material for the sausage industry.

Mr. Alban Zusi, who heads INCA, gave value to a commodity that was being thrown away and creating environmental pollution. Applying the circular economy model, he injected about 2 million euros per year into the slaughterhouses, collecting the so-called food waste before this process.

The decrease in the value of the Euro and the drop in prices in the international markets forced Mr. Zusi to reduce prices to slaughterhouses.

Accustomed to a price above 100 Lek per kilogram, they refused to sell at new prices of 50 Lek per kilogram. The conflict between him and the slaughterhouses deepened to the point that he decided to cut off cooperation with local suppliers.

Now he is getting a significant part of the raw material from import and from the domestic market he gets only a quarter of last year.

Cooperation with suppliers is coming to an end, he explained. The losses created by the fall of the Euro have increased the pressure on domestic links.

Exporters are trying to keep the activity going by lowering prices, but this mechanism has greatly irritated the producers, causing contracts to be broken to the detriment of domestic production.

Në situatë të ngjashme janë të gjitha njësitë e përpunimit të ushqimeve për eksport. Njësitë e prodhimit të pijeve, përpunimit të frutave dhe perimeve, si dhe mishit janë në të njëjtat kushte dhe konflikt me furnitorët.

Blegtorët në konflikt me fabrikat, po tentojnë të krijojnë baxho të vogla

Fermat blegtorale në vendin tonë kanë hyrë në një cikël të shumëfishtë krize, e cila është thelluar dukshëm me konkurrencën e importeve, për shkak të rënies së Euros.

Dashamir Çela nga Samatica e Beratit, me shumë sakrificë e punë në emigracion, plotësoi ëndrrën e jetës së tij, një fermë me 50 krerë lopë të qumështit.

Vitin e kaluar, kur ai zgjeroi fermën, çmimet e bulmetit dhe sidomos qumështit po rriteshin me shpejtësi nga mungesa kudo në Europë dhe rajon.

Pas luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, shumë ferma blegtorale në Europë u mbyllën nga rritja e madhe e ushqimeve për kafshë. Ukraina është një furnitor i madh global i ushqimeve të bagëtive dhe grurit.

Lufta çoi në amulli tregjet dhe çmimet dhe për rrjedhojë, edhe prodhimin e bulmetit. Për shkak të kësaj situate, fabrikat shqiptare vitin e kaluar e blenë një litër qumësht 14-160 lekë me TVSH, duke i shtyrë blegtorët të investojnë më tej në zgjerim.

Kjo ndodhi në të gjithë rajonin, duke sjellë më shumë prodhim në tregje këtë vit. Mbiprodhimi çoi sërish në ulje të çmimeve. Në fillim të këtij viti, fabrika e përpunimit i kërkoi z. Çela në kontratën e re të furnizimit, çmim 50% më të ulët.

“Nuk kam asnjë mundësi të shes më pak se 80 lekë për litër, pasi kostot e fermës janë të larta në kushtet mungesës së subvencioneve”, – tha z. Çela. Shoqata e Përpunuesve të Qumështit sqaroi se, për shkak të konkurrencës me bulmetin e importit kanë ulur çmimet në tregjet me pakicë.

“Ulja e çmimeve të pakicës dhe rritja e stoqeve na ka shtyrë të ulim çmimet ndaj blegtorëve”, – ka bërë të ditur shoqata.

Në këtë konflikt, qindra blegtorë dy muaj më parë dolën në protesta, duke derdhur botet e qumështit, ndërsa disa të tjerë po shesin sërish bagëtitë. Konflikti ndërmjet fabrikave të qumështit dhe blegtorëve ka arritur në atë pikë që po çon në prishje të kontratave dita-ditës.

Shumë blegtorë po përpiqen të mbyllin ciklin dhe nga ana tjetër, përpunuesit e qumështit po furnizohen me lëndë të parë (qumësht) kryesisht nga Serbia dhe rajoni.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2024, importet e qumështit dhe bulmetit ishin 56% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 5% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjithsej janë importuar 12,6 mijë tonë qumësht në janar-maj 2024. Një kilogram i qumështit të lopës nga ferma në tregun shqiptar aktualisht shitet nga 50-75 lekë për kilogram, në varësi të rajonit dhe llojit të fermës, ndërsa në BE, çmimi mesatar i një kilogrami qumësht në fermë është 35 – 45 cent.

Zoti Çela, veç të tjerash, është i pasionuar pas blegtorisë. Për të mbijetuar do të bëjë provën e fundit, duke instaluar një baxho për të kthyer në djathë qumështin e lopës.

“Nuk kam rrugë tjetër. Çmimi që kërkojnë fabrikat është më i lirë se vlera që më duhet mua për të përballuar kostot.

Është shumë e vështirë të mbyllësh ciklin në blegtori, pasi pajisjet e baxhos kushtojnë dhe gjetja e tregjeve është e vështirë, por nuk kam zgjidhje tjetër”, – tha z. Çela. Ai ka punuar me sezone të gjata në Gjermani, ku kurseu para për të zgjeruar fermën, e cila nuk po qëndron dot në këmbë nga çmimet e ulëta.

Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin. Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer nivelin 20%, situata e përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% më i lartë se në BE dhe rajon.

Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërkohë që në Serbi, pas grevës së blegtorëve vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.

Diferenca në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, çka do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë, mungesa e fuqisë punëtore dhe braktisja e fshatit.

Në vitin 2022, qumështi i importuar zuri 27% të sasisë së grumbulluar në vend dhe të dhënat e vitit 2023 tregojnë se ky raport është thelluar më tej në favor të importit.

Serrat, në “luftë” me grumbulluesit, hedhin prodhimet në kanale

Në fillim të prillit 2024, kanalet e kullimit në Drenovicë dhe Samaticë të Beratit u mbushën me kastravecë të rritur në serrat pranë, ndërkohë që çmimi në tregjet e pakicës në Tiranë ishte 120-140 për kilogram dhe më i lartë se në vitin e kaluar.

Gjithashtu, çmimi i domates në serra ra më pak se 40 lekë nga më shumë se 80 lekë që kushtoi në sezonin e parë të prodhimit të vitit të kaluar. Mungesa e prodhimit në Spanjë dhe Itali dhe inflacioni i lartë rritën çmimet e zarzavateve në eksport vitin e kaluar.

Kërkesa për prodhimet shqiptare u rrit dhe, gjithashtu, edhe çmimet. Këtë vit, situata ka ndryshuar krejtësisht. Euro është nënçmuar më tej, duke rënë nga qershori 2023 në qershorin 2024 me 6.2 pikë për qind.

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ulja e vlerës së Euros ka shtyrë eksportuesit të ulin çmimet ndaj prodhuesve të serrave. Konflikti arriti deri në atë pikë sa prodhuesit për ditë të tëra hodhën prodhimet në kanale, duke refuzuar t’i shisnin ndaj eksportuesve.

“Çmimet që ofrohen aktualisht për domatet dhe kastravecët e serrave janë shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram”, – tha z. Ziu, fermer me përvojë në zonën e Satamicës në Berat.

Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun, duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.

Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë, pasi kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.

Zoti Ziu tha se, çmimet e ulëta për prodhimet në serra do të nxisin braktisjen e mbjelljeve për eksport në sezonet e ardhshme. Ai tha se vitin e kaluar, çmimet e larta nxitën rritjen e sipërfaqeve të mbjella, por sezonin në vijim do të ndodhë e kundërta. Prodhimi në bujqësi po përballet me kosto të larta.

Mungesa e punonjësve ka rritur kostot e punës teksa inputet vijojnë të jenë të larta. Në të gjithë këtë situatë, prodhuesit janë në konflikt me grumbulluesit dhe eksportuesit pasi mendojnë se po spekulojnë ndaj tyre.

Përpjekjet për të bllokuar shitjet ndaj tyre në grupe dështuan disa herë.

Ndërkohë eksportuesit janë vështirësi. Në njërën anë, humbjet nga kursi i këmbimit dhe në tjetrën, rritja e pagës minimale po i bëjnë prodhimet shqiptare për eksport jokonkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Humbjet nga kursi i këmbimit kapën 10% të xhiros në muaj të caktuar të vitit 2023, ndërsa paga minimale nga 32 mijë lekë në prill 2022 arriti në 40 mijë lekë në prill 2023.

Fasonët, në konflikt me klientët dhe nënkontraktorët

Eksportet e veshjeve dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie vjetore me 19.1% në janar-maj 2024, sipas të dhënave zyrtare. Në fillim të këtij viti, një seri klientësh nga Europa tërhoqën porositë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, ku çmimet e prodhimit ishin të lira.

Rritja e pagave dhe rënia e fitimeve nga nënçmimi i Euros bënë që shumë prodhues të rrisnin çmimet për klientët. Kjo çoi në mbyllje të kontratave me Shqipërinë dhe ulje të porosive.

Situata rriti konfliktin brenda industrisë si kurrë më parë. Shumë fabrika të mëdha prishën marrëdhëniet me kompanitë nënkontraktore brenda vendit. Fabrikat e mëdha në Tiranë operonin me nënkontraktorë. Ulja e porosive bllokoi punën për nënkontraktorët, duke çuar në falimentin e tyre.

Që nga viti 1996, Shkodra ka qenë qendra kryesore prodhuese dhe logjistike e prodhimit të veshjeve intime jashtë Italisë për kompaninë “Cotonella”, lider në tregun fqinj, që tashmë është një markë e njohur ndërkombëtare.

Me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i Euros dhe paga minimale, kompania italiane po tërheq një pjesë të prodhimit për t’u zhvendosur në Uzbekistan.

Zotëruesi i kompanisë “Albania Tricot”, Gjergj Leqejza, që prodhon për “Cotonella”, pohoi se “për të qenë konkurrues në treg dhe si rezultat i rritjes së çmimeve në Shqipëri, ‘Cotonella’ s.p.a. ka vendosur të fillojë prodhimin në Uzbekistan”. Prodhimi në Shqipëri do të vijojë, por do të jetë më i kufizuar.

Do të ketë tkurrje të aktivitetit dhe shkurtim të numrit të punonjësve gjatë këtij viti.

Kjo ka bërë që shumë biznese që kanë punuar si nënkontraktorë të zotit Leqejza të jenë në vështirësi dhe në faliment.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishin mbyllur aktivitetin 29 biznese me mbi 50 të punësuar në sektorin e industrisë. Fenomeni është përkeqësuar më tej në fillim të 2024, kur klientët e huaj nuk nënshkruan kontrata të reja me shqiptarët.

Por teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e Euros, në një kohë që tregjet europiane shfaqën rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historikë të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.

Harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine.

Këto lëvizje synojnë  kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Europë dhe Amerikë.

Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike. Industria e modës po lëviz gjithashtu shumë shpejt drejt automatizimit.

Robotët dhe makineritë e lidhura me Inteligjencë Artificiale po bëhen shumë më efektive se njerëzit në detyra si prerja, qepja, përfundimi dhe madje edhe palosja.

Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre.

Bimët mjekësore, rënia vjetore e çmimit me 68% tensionon bashkëpunimin

Prej vitesh qindra familje, kryesisht në Qarkun e Shkodrës kultivojnë sherbelë në fushë, nisur nga kërkesat e mëdha të grumbulluesve të bimëve mjekësore që eksportojnë këtë produkt deri në Amerikën e largët.

Vitin e kaluar, një kilogram nga sherbela e kultivuar në fushë u shit me 160 lekë, ndërsa çmimi këto ditë ka shkuar edhe në 50 lekë. Rënia e çmimeve ka ndezur një konflikt të ri mes prodhuesve dhe grumbulluesve që rrezikon që bizneset të mos kultivojnë në vitet në vijim.

Filip Gjoka, një nga grumbulluesit më të mëdhenj të bimëve mjekësore dhe sherbelës për eksport, tha se këtë vit ka një superprodhim kudo në rajon dhe kjo ka sjellë rënie të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Pandemia Covid-19 rriti jashtëzakonisht konsumin e sherbelës dhe për rrjedhojë pati rritje të çmimeve.

“Nisur nga kërkesa e lartë gjatë pandemisë, klientët tanë grumbulluan sasi të mëdha të produktit, por tani konsumi ka rënë dhe çmimi gjithashtu.

Magazinat janë plot me stoqe dhe kërkesa nga klientët ka rënë”, tha z. Gjoka. Stoqet janë aq të larta në magazina sa edhe sikur dy vite të mos mbillet sherbelë, tregu ka furnizime” tha ai.

Nga ana tjetër, Euro ka ulur se tepërmi fitimet, duke e bërë të detyrueshme uljen e çmimeve për prodhuesit. Prodhuesit po refuzojnë të vjelin dhe të dorëzojnë me çmimet aktuale. Z. Gjoka tha se duhet ndërhyrja e shtetit  për të stabilizuar situatën. Fabrikat nuk kanë nevojë për sherbelë, por mosgrumbullimi rrezikon mbledhjet në të ardhmen.

Fabrikat e bimëve mjekësore prej kohësh janë duke vuajtur nga kostot e larta të grumbullimit të bimëve dhe të fuqisë punëtore në tërësi. Rënia e popullsisë në zonat ku bimët rriten në gjendje të egër e ka vështirësuar situatën, ndërsa për ata që kultivojnë bimët mjekësore në fusha gjithashtu kostot janë rritur.

Mungesa e punonjësve ka rritur kostot e punës dhe prodhuesit kërkojnë çmime më të larta vit pas viti.

Fabrikat këtë vit gjenden në mes të presioneve nga tregu ndërkombëtar, që nuk ka kërkesë, dhe prodhuesve vendas të cilët kërkojnë çmime që të mbulojnë kostot dhe të japin fitimet që u takojnë.

Tregu i sherbelës është i ngopur, – thotë z. Gjoka, i cili tha se Turqia ka nisur kultivimin dhe po kthehet në një prodhues të madh global. Duke pasur sipërfaqe të mëdha dhe kosto më të ulëta, Turqia po bëhet një furnizues global me çmime të ulëta të sherbelës.

“Lufta” mes zinxhirëve të vlerës penalizon prodhimin

Hallkat e zinxhirit të vlerës këtë vit janë në konflikt më shumë se kurrë, në vend që të rrisin bashkëpunimin. Në të gjithë këtë konflikt po dëmtohen ata që prodhojnë lëndët e para. Fabrikat do të gjejnë një mënyrë të punojnë. Pronarët e tyre mund të transferohen edhe në aktivitete të tjera dhe mund ta marrin lëndën e parë jashtë vendi.

Dëmi do të jetë i madh tek ata që prodhojnë. Rënia e çmimeve dhe fitimeve në hallkat e sipërme të tregut po peshon te prodhuesit.

Çmimet e ulëta do të dekurajojnë bujqit të mbjellin, blegtorët të rrisin kafshë për qumësht etj. Këtë vit, prodhimi po pëson goditje të shumëfishta që po vijnë nga rënia e Euros dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Për shkak se furnitorët nuk pranojnë çmimet e reja, gati 70% të lëndës së parë tani e importoj. Më parë e merrja në tregun vendas”, tha Alban Zusi.

Prodhimi dhe eksporti janë baza më e qëndrueshme për zhvillimin e një vendi sado i vogël të jetë në sipërfaqe dhe popullsi. Përvojat kanë treguar se të gjitha vendet me mirëqenie të lartë kanë pasur në themel të zhvillimit prodhimin dhe eksportet.

P.sh. Gjermania e krijoi pasurinë e saj në bazë të një modeli që nxiti prodhimin në shërbime për industritë zhvilluara në prodhimin e teknologjisë së lartë, makinave, pajisjeve mjekësore, produkteve kimike, energjisë alternative dhe produkteve të tjera të avancuara.

Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre.

For example, Estonia, a country in the North Pole, this half of the year is night, with a population of only 1.3 million inhabitants, had 16 billion euros of exports in 2021, almost four times more than Albania, as it is implementing a model based on the export development of technological products related to high-value digital services.

In the last two years, Albanian producers are going through the most difficult period of the last decade, where the combination of many factors with a negative impact has made the perspective unclear. The devaluation of the Euro has had the highest impact on the deterioration of domestic production.

According to official data from June 2023 to June 2024, the value of the Euro in exchange with the Lek has fallen by 5.6%. The euro was exchanged close to the value of 100 lek last week, falling by 3.2% compared to the beginning of the year.

With the peak of the tourist season and the arrival of immigrants approaching, the Euro risks depreciating even further. Its decline is discouraging production and reducing export earnings month after month.

INSTAT reported that in the first 4 months of 2024, exports of goods reached the value of 130 billion ALL, decreasing by -17.1% compared to the same period last year, while imports of goods reached the value of 284 billion lek, increasing by 0.4%, compared to a year ago.

The trade deficit of goods worsened further, reaching the value of 154 billion ALL, with an increase of 22.1%, compared to the same period of 2023.

In addition to the exchange rate, the decrease in commodity prices in international markets and the drop in demand have created additional difficulties. Prices have fallen by as much as 60% for some agricultural products compared to 2023, leading to less income across export-related production chains. Monitor

 

Latest news