Flash News

E-TJERA

Shameti: Basha po mundohet të thërrasë rreth vetes cilindo që ka një shkëndijë opozitarizmi në vend

Shameti: Basha po mundohet të thërrasë rreth vetes cilindo

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Sokol Shameti u shpreh se Basha po bën diçka normale dhe po mundohet që të thërrasë rreth vetes cilindo që ka një shkëndijë opozitarizmi.

Shameti: Basha po bën diçka normale dhe po mundohet që të thërrasë rreth veten cilindo që ka një shkëndijë opozitarizmi, në këtë shoqëri që ka pasur parehati të madhe sociale me këto që po ndodhin. Shenjat kanë qenë të shumta nga shoqëria me protesta dhe forma të ndryshme.

Shoqëria i ka dhënë shenja e veta që nuk shkojnë mirë gjëra. Opozita sigurisht do të tentojë që të thërrasë këdo në kauzën e tyre. Pastaj a është formula që ofron PD për ta zgjidhur këtë çështje, kjo nuk dihet. Nuk kemi parë akoma një program që duhet të analizojmë. Me PS-në e kemi parë që nuk ka pasur asnjë program.

Latest news