Flash News
Triple accident in Elbasan, three people injured
Visha's Murder/ 12 bullet casings found inside the car, the perpetrators fled in a "Porsche"
GJKKO returns the case of MP Asllan Dogjani to SPAK for investigation
The mayor of Rrogozhina, Edison Memolla, appears before SPAK
Murder in Kamëz, suspected to be motivated by enmity
Tetë të arrestuar dhe katër të proceduar për organizim të lotarive të paligjshme në Tiranë
Policia e Shtetit ka vënë në pranga tetë persona dhe ka proceduar katër të tjerë në gjendje të lirë, si rezultat i operacionit policor të koduar "Bad Spin 13". Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Operacionet Speciale dhe Kërkimin, si dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13". Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: M. M., F. F., Xh. H., M. B., G. D., F. Rr., Xh. D., dhe A. M., banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. K., Sh. B., G. N., dhe G. Xh. 12 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.