Flash News

E-TJERA

Zyla: Bashkimi i PD-së dhe LSI-së në opozitë ishte një gabim, është një dobësi e tyre

Zyla: Bashkimi i PD-së dhe LSI-së në opozitë ishte një

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Julian Zyla u shpreh se elektorati gri është ai që e përcakton rezultatin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se bashkimi i PD-së dhe LSI-së në opozitë për mua ishte një gabim, duke shtuar se mund të përmirësoheshin më vete në votë.

Zyla: Me aq sa e njoh unë fushatën elektorale, elektorali gri është ai që e përcakton rezultatin e zgjedhjeve, dhe ne nuk bëjmë përjashtim. Si mund të binden këta njerëz me një lëvizje të tillë? Kuptohet llogaria politike dhe kuptohet nevoja për numrat. Por që njerëzit të çohet të votohen dhe kurrë nuk mund të jetë interes i politikanit.

Nuk mund të merren me vota duke thënë se do të merret pushteti. Nëse i qëndron identitetit tënd atëherë mund të maksimalizosh vota. Unë besoj se këtu është kuptuar se janë të pafuqishëm, duke lexuar shifrat elektorale dhe sondazhet, PD dhe LSI nuk e mundin të vetëm Ramën. Bashkimi i PD-së dhe LSI-së në opozitë për mua ishte një gabim, sepse duke menduar që matematikisht rrisin votat, por nuk është kaq e thjeshtë. Bashkimi i tyre për mua është një dobësi e tyre.

Latest news