Flash News

Kosova

Federata e Futbollit të Kosovës tjetër ankesë në UEFA kundër Serbisë

Federata e Futbollit të Kosovës tjetër ankesë në UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një ankesë të dytë në harkun e katër ditëve kundër sjelljeve të tifozëve serbë në ndeshjet e Europianit 2024.

Tifozët e Serbisë shpalosën sot banderola me hartën e Kosovës brenda Serbisë, me mbishkrimin "S'ka dorëzim".

Për këto sjellje të përsëritura nacionaliste pritet që UEFA të marrë masa me gjobë kundër serbëve. Për Euro 2024 Serbia barazoi 1-1 me Slloveninë në Munich.

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se ka përgatitur ankesën e radhës pranë UEFA-së lidhur me përsëritjen e sjelljes me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Grupit C të Euro 2024, ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua të enjten në Munih.

FFK dënon fuqimisht thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Përsëritja e sjelljeve të tilla në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon rigorizitet më të madh nga organet vendimmarrëse të UEFA-së.

Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze, bien ndesh me vlerat që përçon sporti dhe minojnë parimet bazë të UEFA-së.

FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit dhe unitetin e respektin ndaj të gjithë të përfshirëve në futboll", thotë FFK në njoftim.

Latest news