Flash News

KRYESORE

Erdogan: Nuk do ta pranoja kurrë Çmimin Nobel, vepron në mënyrë ideologjike

Erdogan: Nuk do ta pranoja kurrë Çmimin Nobel, vepron në

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ai nuk do ta pranonte Çmimin Nobel për Paqe nëse një ditë do t'i jepej atij.

"Shpërblimi i një vrasësi do të thotë bashkëveprim me zullumin. Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike. Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua", tha ai, raporton Anadoly Agency.

Komentet e presidentit turk erdhën pas dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handke-n, shkrimtarin austriak, që njihet si mbështetës i ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç.

"Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët", shkroi Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Ai po ashtu deklaroi se nuk beson se serbët kanë kryer masakrën e Srebrenicës.

Të fundit