Flash News

KRYESORE

Është kryetar i delegacionit në PE, por Taulant Balla tregon sa i painformuar është për zgjedhjet

Është kryetar i delegacionit në PE, por Taulant Balla tregon sa i

Mungesë informacioni apo keqpërdorim i informacionit, këtë nuk mund ta konfirmojmë ende zyrtarisht, por Taulant Balla, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka bërë sot një deklaratë tërësisht të pasaktë sa i përket zgjedhjeve evropiane.

Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Balla mori si shembull zgjedhjet në PE për të kundërshtuar opozitën shqiptare dhe kërkesat e saj për të zgjidhur krizën politike.

“Ka parti kryesore që nuk kanë dalë mirë në zgjedhjet e PE-së, por nuk kanë dalë opozitat atje të thonë që kërkojmë zgjedhje të parakohshme” u shpreh Balla.

Në të vërtetë, situata në BE është tërësisht ndryshe. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras iu përgjigj menjëherë kërkesës së opozitës pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e PE, duke e çuar Greqinë në zgjedhje të parakohshme.

Edhe në Francë situata mund të shkojë në këtë drejtim. Atje, Marie Le Pen po i kërkon presidentit Emmanuel Macron që të njoftojë zgjedhjet e parakohshme, pas humbjes me përqindje të vogël në zgjedhjet e PE-së.

Deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS janë në këtë rast “fake”

Të fundit