Flash News

KRYESORE

Euractiv: Bisedimet për zgjerimin përfundimisht dështuan

“Bisedimet për zgjerimin dështuan përfundimisht”. Kështu shkruan gazetari Gerardo Fortuna në faqen e ‘Euractiv, një media e specializuar për politikat e BE, takimin e liderëve të BE sot në Bruksel.

Sipas gazetarit, një rinisje e bisedimeve për zgjerimin nuk është në axhendën e sotme, megjithëse mund të përmendet mbi ndryshimin procedural në përfundimet e konkluzioneve, nuk përjashtohet plotësisht, tha një diplomat i BE.

"Unë pashë raportet e mediave, që 25 shtete anëtare ishin në favor dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë. Disa vende ishin në favor të ndarjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të madhe të gatshme për të hapur negociatat, "tha burimi për ‘Euractiv’.

"Por ju keni nevojë për unanimitet në nivelin e BE", vazhdoi burimi.

Të fundit