Flash News

KRYESORE

Eurodeputetja Kokalari i kujton Macron-it deklaratat për demokracinë europiane: Çfarë ka thënë para dy viteve dhe si veproi me dy vendet

Eurodeputetja Kokalari i kujton Macron-it deklaratat për demokracinë

Deputetja suedeze me origjinë shqiptare në Parlamentit Evropian, Arba Kokalari ka kritikuar presidentin Macron për vendimin negativ ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë seancës plenare në Parlamentin Europian Kokalari kujtoi se para dy viteve Macron fliste për demokracinë europiane, ndërsa sot bëri krejt të kundërtën.

“Dy vite më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Ai tha se rruga e demokracisë duhet të ndiqet. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer nga vendimi i tij për mos hapjen e negociatave. Ne duhet t’i mbështesim këto vende, dhe nëse BE heziton, do të jetë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë me shpejtësi”-u shpreh eurodeputetja, Arba Kokalari.

Ditën e sotme Parlamenti Europian miratoi rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave.

Të fundit