Flash News

KRYESORE

Financime për gazetën e Gylen, Turqia reagon ashpër ndaj Qeverisë së Zoran Zaev

Financime për gazetën e Gylen, Turqia reagon ashpër ndaj

Një dokument i publikuar për financimet e Qeverisë së Zoran Zaev për mediat në vend, ka shkaktuar përplasje me Turqinë. Shkak është bërë përfshirja në financime e gazetës ‘Zaman Maqedoni’, të cilën ambasada turke në Shkup e konsideron pjesë të Lëvizjes Gylen.

Duke kujtuar mbështetjen që Turqia jep për Maqedoninë, ambasada ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojë “vendimin skandaloz dhe të papranueshëm”.

"E konsiderojmë vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për të ndarë mbështetje financiare për gazetën e FETO-s si skandaloz dhe të papranueshëm. Presim që Qeveria e Maqedonisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të marrë në konsideratë marrëdhëniet e gjata miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve", thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Në Shqipëri janë fshirë regjistrimet e arratisjes së Nikolla Gruevskit

Të fundit