Flash News

KRYESORE

Finlanda pro Tiranës: Të hapen negocitatat, por jo se e meritojnë

Finlanda pro Tiranës: Të hapen negocitatat, por jo se e meritojnë

Pekka Haavisto, ministri i Jashtëm i Finlandës, shteti që ka marrë presidencën 6 mujorë të BE-së, ka deklaruar se hapja e negociatave është në interest të unionit. Haavisto do të angazhohet personalizht për të bindur vendet skeptike, si Holanda dhe Franca që të votojnë pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani nuk eshte rajon fqinj, ata janë në zemër të Europës. Bashkimi Europian duhet të angazhohet për integrimin e ketyre shteteve sepse Rusia dhe Kina po tregojnë interest të madh për rajonin. Ne mbështesim hapjen e negociatave për të dy vendet”, deklaroi ai, duke shtuar se presin që Tirana dhe Shkupi të luftojnë krimin dhe respektojnë lirinë e shprehjes.

“Dëshira për tu bërë shtet anëtar, që lojtarët politikë të ndarë në Ballkan, e kanë si objektiv, duhet ta dinë se nuk do ta marrin si dhuratë. Marrja e masave për luftimin e korrupsionit dhe liria e fjalës qëndrojnë në krye të listës së kërkesave të BE. Gjithçka varet nga liderët e këtyre vendeve”, sqaroi ministri i Jashtëm i Finlandës duke folur në një mbledhje të Bashkimit Europian.

https://www.youtube.com/watch?v=0k1kVrjJ7FI

Të fundit